
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë rënë dakord mbi një Kornizë për Marrëveshje mbi Tregtinë Reciproke, të Drejtë dhe të Balancuar (Marrëveshja) për të forcuar marrëdhëniet bilaterale ekonomike, duke ofruar për eksportuesit e të dy vendeve akses të zgjeruar në tregjet e njëri-tjetrit. Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, marrëveshja do të forcojë marrëdhëniet tregtare, do të mbështesë interesat strategjike të përbashkëta, do të promovojë rritjen ekonomike dhe do të thellojë partneritetin transatlantik.
Pikat kyçe të Marrëveshjes do të përfshijnë:
Maqedonia e Veriut do të eliminojë tarifat doganore për të gjitha mallrat industriale dhe bujqësore të SHBA të eksportuara në Maqedoni.
SHBA do të mbajë tarifat reciproke në 15 për qind, sipas Urdhërit Ekzekutiv 14257 të datës 2 prill 2005, siç është ndryshuar, për mallrat origjinalë të Maqedonisë së Veriut, dhe gjithashtu do të identifikojë produktet nga lista e përcaktuar në Shtojcën III të Urdhërit Ekzekutiv 14346 të 5 shtatorit 2025, “Rregullime Potenciale Tarifore për Partnerë të Alinuar”, siç është ndryshuar, për t’u përfshirë me tarifë reciproke zero për këto mallra. SHBA dhe Maqedonia e Veriut mund të shqyrtojnë modifikime të tjera tarifore pas përfundimit të Marrëveshjes, duke marrë parasysh bilancet tregtare dhe faktorë të tjerë të përshtatshëm.
SHBA dhe Maqedonia e Veriut do të punojnë për të adresuar shqetësimet amerikane mbi barrierat jo-tarifore të vendosura nga Maqedonia e Veriut që ndikojnë në tregtinë bilaterale në fushat prioritare.
SHBA dhe Maqedonia e Veriut angazhohen për të mbajtur konsultime për të adresuar dhe parandaluar barrierat ndaj produkteve bujqësore amerikane në tregun maqedonas.
SHBA dhe Maqedonia e Veriut kanë angazhuar forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të sigurisë kombëtare për të përmirësuar reziliencën e zinxhirëve të furnizimit dhe inovacionin, përmes veprimeve komplementare për të adresuar politikat jo-tregtare të vendeve të tjera, si dhe për të luftuar shmangien e detyrimeve doganore dhe për të bashkëpunuar mbi shqyrtimin e investimeve dhe kontrollin e eksportit. Ky angazhim përfshin bashkëpunimin për të siguruar që detyrimet ndërkombëtare për prokurime të përfitojnë vetëm vendet që kanë marrë të njëjtat angazhime.
SHBA dhe Maqedonia e Veriut shprehin qëllimin për të lehtësuar dhe përmirësuar lidhjet komerciale.
Në lidhje me sektorin e energjisë, SHBA dhe Maqedonia e Veriut marrin parasysh ndërtimin e një ndërkonektori të ri gazi midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, i cili do t’i mundësojë Maqedonisë së Veriut të rrisë sigurinë energjetike dhe të diversifikojë burimet e energjisë, duke përfshirë blerjet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA. Maqedonia e Veriut do të nisë blerjet e LNG-së amerikane pas përfundimit të ndërkonektorit të ri.
Maqedonia e Veriut angazhohet të adoptojë dhe të mbajë nivele të larta mbrojtjeje mjedisore dhe të zbatojë në mënyrë efektive ligjet e saj mjedisore.
SHBA dhe Maqedonia e Veriut do të diskutojnë angazhime për mbrojtjen dhe zbatimin e pronës intelektuale, përfshirë treguesit gjeografikë.
SHBA dhe Maqedonia e Veriut do të angazhohen për të adresuar çështjet e punës.
SHBA dhe Maqedonia e Veriut e njohin rëndësinë e angazhimeve të standardeve të larta për tregtinë dixhitale për të nxitur një ekonomi dixhitale të hapur dhe konkurruese. Maqedonia e Veriut ka angazhuar të mos vendosë taksë mbi shërbimet dixhitale dhe të mbështesë adoptimin e një moratoriumi të përhershëm mbi detyrimet doganore mbi transmetimet elektronike në Organizatën Botërore të Tregtisë (WTO).
SHBA dhe Maqedonia e Veriut e njohin rëndësinë e lehtësimit të tregtisë në shërbime. Maqedonia e Veriut ripohon angazhimin e saj ndaj Iniciativës së Përbashkët të WTO për Rregullimin e Shërbimeve Brendshme.
SHBA dhe Maqedonia e Veriut do të punojnë për finalizimin e Marrëveshjes, përgatitjen e saj për nënshkrim dhe kryerjen e formaliteteve të brendshme para se Marrëveshja të hyjë në fuqi.