Vendosni fjalën kyçe....

Aksident fatal në aksin Vorë–Fushë-Prezë, humb jetën 23-vjeçarja



Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë natës në aksin “Vorë–Fushë-Prezë”, ku një 23-vjeçare ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e plagëve të marra, shtetësja me inicialet E.E. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.