
Kreu i PD-së Berisha akuzoi policinë se ka dhunuar protestuesit teksa iu drejtua qytetarëve përmes një deklarate në dyert e selisë blu.
Ai i quajti policët banditë me uniformë ndërsa njoftoi protestën e radhës me 20 shkurt.
“Banditë me uniformë, kriminelë me uniformë u sulën si bisha duke menduar se mund t’i mposhtin. Vetëpërmbajtja, guximi, qëndrimi paqësor i protestuesve është qindra herë më i fuqishëm se banditë me uniformë. Mjaftojnë pak minuta për t’u dhënë atë që meritonin. Vetëpërmbajtjen e qytetarëve mos e merrni dobësi. Ne jemi të gatshëm, më të gatshëm se kurrë t’u japim atë që meritojnë. Nderim të gjithë protestuesve, fitore, fitore. Sot barbaria e policisë nuk kurseu gazetarë dhe kameramanë. Ata u trajtuan në mënyrë çnjerëzore nga banditë me uniformë që të mos përmbushnin dot detyrën e tyre. Këta banditë që mbrojnë kryehajdutin Rama dhe lubi Ballukun goditën sot deputetët e opozitës që mbrojnë ligjin dhe Kushtetutën. I siguroj se do dalin para drejtësisë edhe po shkruan prapa diellit.” – tha ndër të tjera Berisha.