Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Mbrojtjes do të shpërndajë 345 milionë lekë për bashkitë e prekura nga zjarret e verës



Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se mbi 345 milionë lekë do të shpërndahen si dëmshpërblim për 15 bashki të vendit, të cilat janë prekur nga zjarret gjatë sezonit veror.

Sipas njoftimit zyrtar, fondi do të përdoret për të përballuar dëmet e shkaktuara nga zjarret, kryesisht në prona, sipërfaqe bujqësore dhe infrastrukturë lokale.

Ndarja e fondeve sipas bashkive është si më poshtë:

  • Delvinë – 36 milionë lekë

  • Dibër – 10.5 milionë lekë

  • Gramsh – 86.6 milionë lekë

  • Has – 0.7 milionë lekë

  • Rrogozhinë – 1.8 milionë lekë

  • Krujë – 146 milionë lekë

  • Kukës – 0.6 milionë lekë

  • Librazhd – 0.2 milionë lekë

  • Peqin – 4 milionë lekë

  • Tepelenë – 0.3 milionë lekë

  • Kamëz – 2 milionë lekë

  • Maliq – 1.2 milionë lekë

  • Finiq – 40 milionë lekë

  • Dropull – 7.7 milionë lekë

  • Malësi e Madhe – 6.6 milionë lekë

Ministria thekson se shpërndarja e fondeve është bërë në bazë të vlerësimit të dëmeve të konstatuara në terren dhe verifikimeve të kryera nga strukturat përkatëse.