Vendosni fjalën kyçe....

Dënimi i gjyqtares Irena Gjoka në Greqi, Berisha: Vesi i falsifikimit del me shpirtin


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Berisha deklaroi se Gjoka ka qenë e dënuar me vendim penal të formës së prerë dhe e dëbuar dy herë nga Greqia, duke e akuzuar se nuk ka deklaruar këto të dhëna pranë institucioneve përkatëse, siç e kërkonte ligji.

“Irena Gjoka vendim penal në Greqi, si falsifikatore si dhe dy dëbime nga shteti fqinj dhe zona Shengen. Ajo është një falsifikatore e certifikuar, me vendim gjyqësor, vepër për të cilën është dënuar me burg si falsifikatore, më pas të konvertuar në gjobë. Ky vendim penal ka marrë formë të prerë, po kështu është dëbuar dy herë nga shteti grek më 24.12.2002 dhe tre muaj më pas.

Ishte në dijeni të plotë të këtyre dëbimeve dhe autorizoi avoketërit për kundërshtimin e tyre. Avoketërit i kundërshtuan masat edhe në Gjykatë Administrative. Vesi i falsifikimit del me shpirtin. Gjoka vazhdoi falsifikimet e saj si gjytare në Krimet e Rënda dhe më pas në GJKKO. Ajo nuk ka raportuar dënimet e veta pranë KLGJ siç kërkohej në ligjin e ‘96 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.“, tha mes të tjerash Berisha.