
Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në fjalën e tij para protestuesve në sheshin para Kryeministrisë, bëri thirrje që qëndresa e qytetarëve dhe aktivistëve që iu bashkuan lëvizjes në pesë javë të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
Lapaj akuzoi qeverinë për keqmenaxhim dhe korrupsion, duke u shprehur se ata vjedhin dhe ne përmbytemi në shtëpitë tona, shkojmë në spital dhe mungojnë ilaçet, ndërsa këta pinë verë nga 33 mijë euro.
“Ata vjedhin dhe ne përmbytemi në shtëpitë tona, ne shkojmë në spital dhe mungojnë ilacet dhe këta pinë verë nga 33 mijë euro. Që fëmijët tanë ikin nga ky vend se nuk e përballojnë dot jetën.
Në këto 12 vite Edi Rama dhe banda e tij ka menaxhuar më shumë se 80 mld euro, më thoni një spital rajonal që e kanë bërë si duhet, më thoni që e kanë bërë si duhet pagat, ku shkuan 80 mld euro.
Ata pritën që me dhunën barbare të 4 janarit ne të iknim, me shiun mbi kryet tona këto 2 javë ne të iknim, por ne nuk mund të ikim, nga një betejë pa kthim, beteja për demokratizimin e atdheut.”