Vendosni fjalën kyçe....

“Firmosët kontratën për t’i dalë zot Shqipërisë”- Berisha për protestën e djeshme


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë nga selia blu, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në protestën e djeshme përballë Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si protestën më të fuqishme dhe paqësore të mbajtur ndonjëherë.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohejn më të thellë, nderimin më të madh për të gjithë ata që mbushën sheshin në protestën më të fuqishme, paqësore që mvbahet mend ndonjëheë. Inaguruan dje misionin e ri të opozitës, shpëtimin e demorkacisë, familjes shqiptare dhe Shqipërisë. Secili pjesëmarrës firmosi dje kontratën për t’i dalë për zot Shqipërisë.

Dua t’i falenderoj që u përmbajtën ndaj zemërimit dhe urrejtjes ndaj narko qeverisë. Kjo është një betejë në vijim. Është një organizim me një rëndësi të jashtëzakonshëm dhe me një mesazh për Ramën dhe qeverinë e tij. Ky mesazh përmblidhet në një fjalë të vetme: Largohuni!”