Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në Afrikën e Jugut, 9 viktima e 10 të plagosur nga të shtënat pranë tavernës


Nëntë persona u vranë dhe 10 u plagosën në orët e para të mëngjesit nga të shtënat me armë zjarri në një lagje në jugperëndim të Johanesburgut. Autoritetet kanë nisur një operacion kërkimi për të dyshuarit, njoftoi të dielën Shërbimi Policor i Afrikës së Jugut.

Incidenti ndodhi pak para orës 1:00 të mëngjesit sipas kohës lokale në një tavernë të licencuar në lagjen Bekkersdal të Johanesburgut, tha policia në një deklaratë.

Rreth 12 persona të panjohur, të cilët lëviznin me një minibus të bardhë dhe një veturë ngjyrë argjendi, hapën zjarr ndaj klientëve të tavernës dhe vijuan të qëllonin rastësisht ndërsa largoheshin nga vendngjarja. Policia shtoi se motivi i të shtënave do përcaktohet nga hetimi.

Afrika e Jugut, ekonomia më e madhe e Afrikës, ka një nga nivelet më të larta të vrasjeve në botë, me një mesatare prej rreth 60 vrasjesh në ditë, shkruan Reuters.