Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Mbrëmja Tradicionale Kuqezi u organizua “si asnjëherë”, me praninë e presidentes Osmani



Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një mesazh për Mbrëmjen Tradicionale Kuqezi të Ditës së Pavarësisë, e cila u zhvillua mbrëmjen e sotme dhe, sipas tij, ishte “e organizuar bukur si asnjëherë”.

Rama theksoi se aktiviteti u mbajt nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, dhe shënoi edhe praninë “kuptimplotë” të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ngjarja konsiderohet një ndër ceremonitë kryesore që shënojnë festimet e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës,” shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.