Vendosni fjalën kyçe....

Digjet makina e diplomates në ambasadën italiane në Athinë


Digjet makina e Këshilltares së Parë Diplomatike në ambasadën Italiane në Athinë, Susanna Schlein.

Sipas Tgcom24, fillimisht raportohet se ka pasur një shpërthim dhe më pas makina është përfshirë nga flakët.

Schlein është motra e Elly-t, një kandidate e mundshme për sekretariatin e PD.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani i cili ka deklaruar se do të shkojë sot në Athinë.

“Sulm kundër kryekëshilltares së ambasadës italiane në Greqi. Telefonova Susanna Schlein për të shprehur solidaritetin tim. Sot do të jem në Athinë për të takuar kryeministrin Mitsotakis. Do të vizitoj Ambasadën Italiane.”– kështu shkruan ai në Twitter.

Kryeministrja Giorgia Meloni gjithashtu ka reaguar, duke dënuar sulmin ndaj diplomates. Ajo shpreh shqetësim për ngjarjen ndërsa shton se po e ndjek me vëmendje atë.