Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka heq dorë nga gjykimi i çështjes ndaj Fatmir Mediut për tragjedinë e Gërdecit


Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka deklaroi në seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili është i pandehur për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec, se do të paraqesë kërkesën për heqje dorë nga gjykimi i çështjes, përcjell Ballkanweb.

Sipas procedurës, kërkesa do t’i paraqitet zv.kryetarit të Gjykatës së Posaçme, për shkak se Gjoka pretendon se nuk mundet të vijojë shqyrtimin e dosjes penale, pasi ka qenë gjyqtare e seancës paraprake.

Sipas ligjit, zv.kryetari e shqyrton kërkesën e Gjokës dhe nëse kjo kërkesë pranohet, procesi ndaj ish-ministrit Mediu rikthehet nga e para.