Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvendosje propozon Glauk Konjufcën për të formuar qeverinë e re


Levizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re të Kosovës pas tërheqjes së kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Ky i fundit nuk arriti të marrë votat dhe u tërhoq ndërsa tha se do jetë kandidat për ministër të Jashtëm, post që më herët I ishte propozuar Konjufcës.

“Këtë propozim e bëj për shkak të besimit të madh që kam për Konjufcën, por edhe për shkak që të mos bëhen zgjedhje tjera. Unë marr vendin e Glaukut e Glauku timin”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje pa buxhet të miratuar në Kuvend. Sipas tij, pa buxhet të miratuar nuk do të mund të mbaheshin as zgjedhjet, shkruan Koha.

Të mërkurën, më 5 nëntor, përfundon afati 10-ditor brenda të cilit presidentja Vjosa Osmani duhet të mandatojë një kandidat tjetër për kryeministër apo të shpallë zgjedhjet e parakohshme.