
Në Gjykatën Kushtetuese po vijon seanca për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës. Mbrojtja e tij argumentoi se procesi ka qenë i paligjshëm, pasi nisma për shkarkim është ngritur mbi “shkaqe ekstra juridike”.
Sipas mbrojtjes, kërkesa e parë për shkarkim u paraqit vetëm 15 ditë pas arrestimit të Veliajt nga këshilltari Endri Shabani, me arsyetimin se ishte krijuar “boshllëk në bashki” një shkak që nuk parashikohet as në Kushtetutë dhe as në ligjin për qeverisjen vendore.
Ata shtuan se Këshilli Bashkiak ka vepruar mbi baza politike, jo ligjore, duke shndërruar procesin administrativ në një veprim të motivuar politikisht.
“Në lidhje me pretendimet për shkeljen e së drejtës për një proces të rregullt ligjor, vetëm 15dite pas arrestimitte Veliajt, këshilltari i Këshillit Bashkiak, Endri Shabani i paraqiti kërkesë këshillit për nisjen e procedurave për shkarkimin se nga arrestimi ishte krijuar boshllëk në bashki.
Shkak që nuk parashkrohet as në Kushtetutë dhe as në ligjin për qeverisjen vendore. Pra Shabani propozoi shkarkimin bazuar në një shkak ekstra juridik.
Kjo kërkesë nuk u trajtua. Më 09.05. 2025, këshilltari demokrat Ilir Alimehmeti drejtoi kërkesën për shkarkimin e Veliajt për shkak të mangësisë 3 mujore. Edhe për këtë kërkesë nuk u mor vendim.
Më 18.9.2025, këshilltarët e PS në Tiranë kërkuan propozimin e shkarkimit të Veliajt për shkak të mungesës për më shumë se tre muaj në detyrë dhe siç thuhet në kërkesë në zbatim të orientimeve politike të partisë që përfaqëson.
Mbledhja e këshillit është thirrur vetëm në zbatim të kërkesës së grupit të PS, pra në rend dite ka qenë kjo kërkesë por po në këtë relacion është propozuar nga maxhroanca dhe është votuar pro kërkesës së këshilltarëve të PD dhe Shabanit.
Pas kësaj janë miratuar tre kërkesat e mësipërme pra si shkak për propozimin e shkarkimit ka qenë edhe shkaku ekstra ligjor nga Shabani.
Në këtë situatë është cenuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë parimi i shtetit të së drejtës se vetë nisma për shkarkimin është nisur nga një bazë ekstra juridike.
Ligji parashikon qartë rastet e përfundimit të mandatit por nuk njeh si shkak shkarkimi boshllëkun.
Kjo dmth se këshilli nuk ka vepruar mbi baza ligjore por mbi motive nga diskursi politik, duke e shndërruar një procss administrative në një në një veprim politikisht të motivuar”, tha ai.