
Në përgjigje të një pyetjeje për koncesionet që Ukraina është e gatshme të bëjë për të arritur paqen me Rusinë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha: “Së pari, mendoj se duhet të ulem dhe të flas. Pika e dytë, na duhet një armëpushim. Siç kam thënë më parë, jemi gati të flasim në çdo format – bilateral, trilateral, nuk ka rëndësi”, përcjell Guardian.
Ai shtoi: “NATO-ja është shumë e rëndësishme për ukrainasit. Sigurisht, është vendimi ynë dhe vendimi i aleatëve për të vendosur se ku jemi, po më e rëndësishmja për njerëzit në Ukrainë, të cilët janë nën sulme çdo ditë, është të kenë garanci të forta sigurie.”
Zelenskyy vijoi: “Armatimet janë shumë të rëndësishme. Aleatët pranë nesh janë shumë të rëndësishëm. Dhe për ne, garancitë bilaterale të sigurisë – si ato mes meje dhe presidentit Trump – janë shumë të rëndësishme.”