Sonte, Shqipëria përballet me Ukrainën në ndeshjen e parë të saj në Ligën e Kombeve, e cila luhet në Pragë për shkak të luftës që vazhdon në Ukrainë.
Ndeshja e parashikuar të fillonte në orën 20:45 në Pragë, u vonua për 7 minuta. Arbitri i takimit, Branco Godinho, ndaloi fillimin e lojës për të kërkuar nga lojtari ukrainas, Yaremchuk, që të ndërronte çorapet e tij të grisura.
Pasi Yaremchuk zbatoi kërkesën, ndeshja filloi normalisht. Ky 90-minutësh është pjesë e Ligës B në Nations League.