Vendosni fjalën kyçe....

Vritet me armë zjarri 61-vjeçari në Shkodër


Një 61-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Abat të Shalës, Shkodër.

Viktima Pirro Proni  dyshohet se është qëlluar nga Ndoc Maçaj në rrethana të paqarta.

Autori i dyshuar po kërkohet nga policia.

Njoftimi

Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç. Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.