Vendosni fjalën kyçe....

Valë protestash anti-emigracion në mbi 80 qytete të Polonisë



Të shtunën, më shumë se 80 qytete në Poloni u përfshinë nga protesta të organizuara nga partia e ekstremit të djathtë “Konfederata”, kundër emigracionit të paligjshëm, përcjell Euronews.

Në Varshavë, Krakovë, Poznan e Bialystok, protestuesit kërkuan mbylljen e kufijve me Lituaninë, Ukrainën, Bjellorusinë dhe Sllovakinë.

“Mjaft më me politikën e viteve të fundit: ‘le t’i fusim të gjithë dhe pastaj shohim kush janë’,” tha Krzysztof Bosak, një nga drejtuesit e partisë.

Ai kërkoi dorëheqjen e qeverisë Tusk dhe lejimin e forcave të sigurisë të përdorin armë kundër emigrantëve që kalojnë ilegalisht. Protestat erdhën vetëm pak ditë pasi qeveria polake riktheu kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë.