
Shqipëria do mikpritës të hënën më 16 qershor Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP).
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson rëndësinë e këtij eventi për pozicionin e Shqipërisë.
Kreu i qeverisë shkruan ndër të tjera se vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.
“Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore #SEECP✍️
Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE”, shkruan Rama.