
Kryeministri Edi Rama priti mëngjesin e së enjtes në Tiranë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ndodhet në Shqipëri për të marrë pjesë në tryezën e Komunitetit Politik Evropian që zhvillohet sot në kryeqytet.
Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi takimin një kënaqësi.
Në një postim në facebook, Rama shkruan: Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO.