Vendosni fjalën kyçe....

Ekstradohet nga Spanja 30-vjeçari në kërkim ndërkombëtar për prodhim narkotikësh


Interpol Tirana ka ekstraduar nga Madridi shtetasin F. Gj., 30 vjeç, i kërkuar për kultivimin dhe prodhimin e 87 kg kanabis në një serë në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Gjykata e Shkodrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Njoftimi:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Madridi, një shtetas i akuzuar për kultivimin dhe prodhimin e rreth 87 kg Cannabis, në një serë në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Si rezultat i bashkëpunimit konsistent, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Spanjë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, F. Gj., 30 vjeç i lindur në Koplik.

Në vitin 2023, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

 

Në muajin tetor 2022, në afërsi të banesës së 30-vjeçarit, u zbulua një serë, ku ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa në afërsi të serës u gjetën rreth 87 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, në proces tharjeje.