Vendosni fjalën kyçe....

Berisha takim me aleatët e Federatës së Bashkuar: Të bashkohemi kundër të keqes


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me aleatët e Federatës së Bashkuar, ku bëri një apel për krijimin e një fronti të gjerë opozitar kundër qeverisë aktuale të Shqipërisë.

Ai theksoi se kushtet janë të favorshme për një bashkim të madh politik dhe se nevoja për një reagim është urgjente për shkak të dëmeve që ka shkaktuar ky regjim për shqiptarët.

Berisha theksoi rëndësinë e përfshirjes së diasporës, duke kërkuar që të kontaktohen dhe të inkurajohen shqiptarët jashtë vendit të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e përpjekjeve opozitare.

“Të bëjmë një përpjekje për një front sa më të gjerë, kushtet  ekzistojnë, të këqijat që ky regjim i ka bërë shqiptarëve, thirrje që çdo shqiptar të na bashkohet. Të bëjmë çdo gjë me diasporën dhe shqiptarët jashtë vendit. Janë 1.5 mln votues.

E domosdoshme të kontaktohen. Nuk janë njerëz pa adresë ata. Nuk kanë shkëputur çdo lidhje me Shqipërinë, kush më shumë e kush më pak i ka ruajtur, lidhjet, t’i gjejmë lidhjet e t’u kërkojmë të regjistrohen.

Të bashkohemi në një front kundër kësaj të keqe që ka pllakosur Shqipërinë”, tha Berisha.