
Me përplasje mes deputetëve të shumicës e atyre të opozitës është shoqëruar mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve.
Deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka ironizuar kolegët socialistë se po kërkojnë të kalojnë ligje të lobuara nga biznese pranë qeverisë ndërsa kryetarja e komisionit Klotilda Bushka iu përgjigj duke i thënë se deputetët e opozitës nuk mund të uzurpojnë komisionin.
Çupi: Nuk mund të bëjmë sikur kalojmë ligje, nëse keni interes të kaloni një ligj të lobuar nga qeveritarë apo biznese pranë qeverisë, bëjeni. Por duhet të jemi të përgjegjshëm. Këtu kemi aktin normativ për buxhetin dhe ligje të rëndësishme. Kemi ligje të rëndësishme vetëm këtë vit jemi mbledhur disa herë në Këshillin e legjislacionit për vendimet e Kushtetueses, duhet t’ju bëjë me turp e të ulni kokën. Shkurtoni rendin e ditës, nuk mund të kalojmë ligje kështu që Gjykata Kushtetuese të na i rrëzojë më pas. Ndaj merr masa.
Bushka: Nuk e di si jeni mësuar ju por nuk mund të uzurponi komisionin.