Vendosni fjalën kyçe....

“Ikni komunistë” – Incident në përkujtimoren për Kryengritjen e Postribës, qytetarët përplasen me kryebashkiakun Beci


Një incident ka ndodhur në ceremoninë për 78-vjetorin e Lëvizjes antikomuniste të Postribës. Një qytetar i revoltuar është futur para monumentit që përkujton kryengritjen e vitit 1946 dhe ka hequr kurorat me lule të vendosura nga kryebashiaku Benet Beci duke i përplasur në tokë.

Njëpjesë qytetarësh i kanë bërë thirrje që të largohet ndërsa Beci u  është përgjigjur duke thënë se ndodhej aty për t’i respektuar si shkodra që është.

“Ikni komunistë. Mua ma kanë vrarë gjyshin, babën e kam pas në burg. Unë nuk e dua respektin tuaj. Po na merrni në qafë!” – tha qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar tha se në 30 vjet përkujtimore asnjë nga përfaqëuesit socialistë nuk ka ardhur në ceremoni edhe pse janë ftuar.

“30 vjet janë ftuar në festë dhe nuk kanë ardhur kurrë. Asnjëherë. Sivjet këta të Enver Hoxhës duan ta bëjnë festën sivjet. Kjo është loja e këtyre. Ky është pushteti i Enver Hoxhës. Festa është e jona. Të lirohet ai djali. Njerëz të poshtër. Vetëm poshtërsi bëni ju”- tha një tjhetër qytetar i pranishëm.

Ndërsa kryebashkiaku Beci tha në ceremoni se kishte ardhur për respekt.

“Shqiptar jam edhe unë. Unë respektoj Shkodrën, ju respektoj juve.”– tha Beci.

Kryengritja e Postribës u organizua në vitin 1946 nga qindra burra në Shjodër, Postribë, Gur të Zi e fshatra të tjera kundërshtuan qeverinë komuniste dhe nisën një rebelim, por u shtypën brenda një kohe të shkurtër. Dhjetëra u pushkatuan, ndërsa një pjesë tjetër e pjesëmarrësve dhe famijarëve të tyre u përballën me internime e dënime me burg.

*Video marrë nga Shqiptarja