
Avokati Besart Logu ka zbërthyer numrat e marrëveshjes PS-PD për Reformën Zgjedhore.
Sipas tij edhe pse marrëveshja u shit sikur solli hapjen e listave, po në të vërtetë nuk ka ndryshuar asgjë.
Logu ka shpjeguar se bazuar në zgjedhjet e vitit 2021, PD mbyllet më shumë se PS dhe se duke pasur parasysh gjendjen e PD-së, mbylla është thelluar edhe më shumë
Më poshtë është përkthimi në mandate i marrëveshjes PS-PD për zgjedhjet e vitit 2025 sipas Logut.
“U shit sikur u hapën listat duke mbyllur vetëm 1/3. E vërteta është se pothuaj nuk ka ndryshuar asgjë. Nëse do ta vendosim këtë formulë mbi rezultatin e 2021, rezulton se PD është mbyllur më shumë se PS. Duke marrë në konsideratë edhe kontekstin politik në të cilën ndodhet sot PD, mbyllja thellohet edhe më shumë. Kjo ishte e vetmja mënyrë për të shtrënguar rradhët pas Berishës! Urime Oerdi!
P.S. më poshtë janë rezultatet e 2021 për çdo qark dhe se si reflektohet mbyllja e listës me formulën e sotme.”
TIRANË
– 36 mandate, mbyllen 12 të parat
– PD 15
– PS 18
– PL 2
– PSD 1
KUKËS
– 3 mandate, mbyllet i pari
– PD 2
– PS 1
DIBËR
– 5 mandate, mbyllen 2 të parat
– PD 3
– PS 2
SHKODËR
– 11 mandate, mbyllen 4 të parat
– PD 5
– PS 3
– PSD 2
– PL 1
LEZHË
– 7 mandate, mbyllen 2 të parat
– PD 4
– PS 3
DURRËS
– 14 mandate, mbyllen 5 të parat
– PD 6
– PS 8
ELBASAN
– 14 mandate, mbyllen 5 të parat
– PD 6
– PS 8
FIER
– 16 mandate, mbyllen 5 të parat
– PD 6
– PS 9
– PL 1
KORÇË
– 11 mandate, mbyllen 4 të parat
– PD 5
– PS 6
BERAT
– 7 mandate, mbyllen 2 të parat.
– PD 2
– PS 5
GJIROKASTËR
– 4 mandate, mbyllet i pari
– PD 1
– PS 3
VLORË
– 12 mandate, mbyllen 4 të parat
– PD 4
– PS 8