Vendosni fjalën kyçe....

Noka sfidon Nikollën dhe nuk largohet nga Kuvendi, i merr mikrofonin Naços


Sërish tensione kanë ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, është përballur me deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Pas vendimit të Nikollës për përjashtimin e Nokës nga salla, ai ka sfiduar vendimin duke refuzuar të largohet dhe ka tentuar të ndërpresë fjalën e deputetit socialist, Nasip Naço, duke i marrë mikrofonin. Situata është tensionuar më tej kur Noka është përplasur fizikisht me një prej gardistëve të pranishëm.

Nikolla e ka paralajmëruar Nokën që të largohet nga salla, duke kërcënuar se përndryshe Sekretariati i Kuvendit do të marrë masa të tjera. Në replikat mes tyre, Noka e ka quajtur Nikollën “përfaqësuese e turpit”, ndërsa ajo i është kundërpërgjigjur duke thënë “Turpi jeni ju. Unë përfaqësoj familjen time. Nuk më intimidoni dot, s’më kërcënoni dot!”.