Brendësia e Katedrales së Shën Gjonit Hyjnor në New York ka shtuar ndriçimin me ngjyrat e ylberit si pjesë e festimit të Muajit të Krenarisë.
Katedralja e përshkroi veten si ‘një bastion i mbështetjes për komunitetin LGBTQ+’ pasi njoftoi një seri ngjarjesh për festivalin vjetor.
Ndriçimi është mundësuar nga artisti vizual meksikano-amerikan Gabriel Garcia Roman, sipas mediave vendase. Ai është gjithashtu i famshëm për serinë e tij të veprave ‘Queer Icons’, të cilat përshkruajnë pakicat moderne si figura të shenjta, duke huazuar stile nga ikonografia tradicionale e krishterë.
Kisha Episkopale nisi muajin përkujtimor të mërkurën e kaluar. Ajo ka planifikuar një sërë ngjarjesh në bazat e saj, duke përfshirë një mbledhje ‘miqësore për familjen’ të shtunën e kaluar. Ka gjithashtu një panel diskutimi LGBT të hënën, që do kryesohet nga dekani i tij, Rev. Patrick Malloy, si dhe një shfaqje muzikore javën e ardhshme.
Muaji i Krenarisë do kulmojë më 1 korrik me një ngjarje kushtuar jetës së ikonës së të drejtave të njeriut në SHBA Pauli Murray, që ishte një priftëreshë e shuguruar dhe nderohet si shenjtore nga Kisha Episkopale. Ajo ishte gjithashtu një lezbike jokonforme gjinore.
Disa njerëz në internet kanë kundërshtuar shfaqjen me nuancë ylberi, duke e quajtur atë ‘të pafalshme’ dhe duke vënë në dyshim nëse do pranohej në një vend adhurimi të një feje tjetër.