Një i ri është futur në oborrin e shkollës dhe ka qëlluar me një pistoletë imituese të zhurmës të armëve.
Policia ka proceduar penalisht shtetasi F.SH 20 vjeç si dhe i sekuestroi armën imituese.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve. Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”-njofton policia.