Gjykata Kushtetuese pasi ka zhvilluar seancën e ditës së sotme ku ka dëgjuar palët në çështjen për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi ka shtyrë seancën për ditën e enjte.
Ditën e enjte seanca do nisë prej orës 10:00.
Palët në ditën e sotme u përplasën me njëra tjetër për një sërë pikëpyetjesh. Ndërsa Gjykatësit hodhën poshtë një sërë kërkesash të Presidentit për anëtarët e trupës gjykuese.