Një sasi prej 2.2 ton kokainë është sekuestruar në portin e Kartagjenës në Kolumbi.
Lënda narkotike sipas autoriteteve kolumbiane kishte si destinacion portin e Roterdamit në Holandë.
Policia kolumbiane e zbuloi drogën të paketuar brenda një kontejneri.
Dyshohet se përveç portit të Roterdamit droga do kalonte edhe në Shqipëri, Turqi, Itali e Spanjë.