Vendosni fjalën kyçe....

U kap me kanabis në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër


Një 22-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi policia e ka kapur duke lëvizur me automjet për të shpërndarë doza cannabisi, në lagje të ndryshme të qytetit.

Policia ka sekuestruar dozat e lëndës narkotike, automjetin dhe celularin.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, se një shtetas shiste lëndë narkotike cannabis sativa, në doza, në lagje të ndryshme të Shkodrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapën në flagrancë këtë shtetas.

Konkretisht, u vu në pranga shtetasi Y. D., 22 vjeç, banues në Shkodër.

22-vjeçari u arrestua në bulevardin “Bujar Bishanaku”, teksa lëvizte me një automjet tip “Benz”, për të shpërndarë doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.