Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Vlorë, policia: Makina drejtohej nga një 16-vjeçar, e plagosura jashtë rrezikut për jetën


Policia e Vlorës ka dhënë informacion mbi aksidentin e ndodhur pasditen e sotme ku një makinë doli nga rruga dhe hyri në marketin në krah të saj duke plagosur dhe një person.

Policia thotë se një 16  vjeçar shkaktoi aksidentin pasi kishte marrë pa lejen e prindërve makinën.

E plagosur ka mbetur shtetasja E.A 37-vjeçe e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 14.08.2021, rreth orës 16:20, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, një 16-vjeçar, i cili kishte marrë automjetin pa lejen e prindërve, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me vitrinën e një dyqani, për pasojë është dëmtuar shtetasja me iniciale E. A., 37 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore, do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.