Një nga qentë e presidentit irlandez Michael D. Higgins ka tërhequr vëmendjen gjatë një interviste televizive.
Presidenti Higgins po fliste për ndarjen nga jeta të mikut të tij, aktorit Irlandez Tom Hickey. Por i pakënaqur me mungesën e vëmendjes, qeni luante me rrobat e pronarit të tij dhe i nuhaste gishtat gjatë intervistës. Videoja e tij është bërë virale në rrjet.
Pavarësisht këmbënguljes së qenit, presidenti Higgins me qetësi e përkëdhel dhe e ledhaton ndërsa vazhdon fjalën e tij para kamerave.
Një ndjekës i entuziazmuar në Instagram shkroi: “Shumë qartë që ky qen është plotësisht i dashuruar me pronarin e tij.”
Presidenti i Irlandës ka dy qen malorë Bernezë, Misneach dhe Bród. Qeni që shfaqet në video është Misneach. Ai më parë kishte edhe një tjetër të quajtur Síoda, i cili fatkeqësisht vdiq vitin e kaluar pas një sëmundjeje.

