Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim sqaron deklaratat: SHBA-të nuk mbështesin asnjë parti apo kandidat


Ambasadorja Yuri Kim ka sqaruar deklaratën e bërë në një intervistë për emisionin “Përballë” në Radio Televizionin Shqiptar ku tha se “shqiptarët nëse duan ndryshimin të votojnë ndryshimin, ndërsa nëse duan kriminelët le të votojnë kriminelët”.

Kim në një reagim në Twitter thotë se ka parë disa tituj gazetareskë që janë keq-orientues duke ftuar për të parë të plotë intervistën.

Më tej ajo thekson se SHBA-të nuk mbështetin ndonjë kandidat ose parti të veçantë.

Diplomatja amerikane nënvizon se SHBA-të paralajmërojnë kundër atyre që blejnë vota apo frikësojnë votuesit.

“Unë shoh disa tituj keq-orientues. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. SHBA nuk mbështet ndonjë kandidat ose parti të veçantë – SHBA. mbështet të drejtën e qytetarëve për të bërë të ditur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit”-shkruan Ambasadorja Yuri Kim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *