Vendosni fjalën kyçe....

“Më të varfrit e Europës” – Basha komenton të dhënat e Eurostat: Koha për ndryshim


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reaguar lidhur me të dhënat e publikuara nga Eurostati sipas të cilave PPB-ja për frymë e Shqipërisë në vitin 2019 rezultonte sa 31% e mesatares së BE-së.

Basha thotë se tanimë është koha për ndryshim dhe se shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta.

“‪Vitin e kaluar shqiptarët ishin më të varfërit në Europë. Edhe gjatë pandemisë ata patën ndihmën më të ulët në rajon nga qeveria, çka ka çuar në rritje të varfërisë dhe pamundësisë për shumicën.Boll më! Është koha për ndryshim. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta”, komenton Basha ndërsa publikon grafikun e Eurostat-it.

Eurostat publikoi dje se PPB-ja për frymë e Shqipërisë në vitin 2019 ishte sa 31% e mesatares së BE-së, duke e renditur vendin tonë me potencialin ekonomik më të dobët në Europë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *