
Protesta e ditës së katërt pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka nisur me marshim. Pas mbledhjes në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Ministrisë së Brendshme.
Pas grumbullimit, ata kanë filluar marshimin në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Deri më tani, protestuesit kryesisht mosha të reja, nuk janë konflikt me policinë.
Në afërsi të Drejtorisë, policia ka përdorur menjëherë gaz lotsjellës për të shpërndarë të rinjtë, gjithashtu edhe ndaluar disa prej tyre.

