Vendosni fjalën kyçe....

Grabitje me armë në Fier


Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në Fier.

Rasti është denoncuar nga pronarja e një dyqani ne Roskovec, që ka denoncuar se i janë grabitur një sasi sendesh të çmuara nga dy persona qe mbanin ne dore një send qe dukej si arme.

Rreth orës 14:35, shtetasja D.V,  ka njoftuar se në dyqanin e saj me artikuj të ndryshëm në qytetin e Roskovecit, dy persona të pa identifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, i kanë marrë një çantë me sendet e saj personale dhe disa bizhuteri që ishin mbi banak  dhe janë larguar.

Policia me marrjen e njoftimit ka mbërritur në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe po vijon krehjen e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon me kqyrjen e kamerave dhe sekuestrimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre”-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *