Vendosni fjalën kyçe....

Trump e drejton vetë makinën e golfit, por lë ndihmësin e tij të varur pas (VIDEO)


Donald Trump nuk po tallej kur tha se do të luante një raund “shumë të shpejtë” golfi në fundjavë. Presidenti amerikan u pa duke drejtuar një karrocë golfi me ndihmësin e tij që mbahej pas, ndërsa ai lëvizte me shpejtësi nëpër fushën e golfit, për të mbërritur tek gropa tjetër.

Korrespodentja e NBC-së nga Shtëpia e Bardhë, Kelly O’Donnell shpërndau një video të këtij momenti të presidentit në rrjetet sociale.

“Kursi është i vetmi vend ku ai mund të drejtojë makinën vetë. Shërbimi Sekret është i pozicionuar afër. Ndihmësi po mbahet prapa.”- tha ajo.

Shumë komentuan se presidenti nuk ishte treguar i kujdesshëm për ndihmësin e tij, i cili rrezikonte të binte.

Lidhur me lojën e tij në fushën e golfit, Trump tha që shumë të tjerë në biznes dhe politikë luajnë pa fund, dhe se askush nuk u ankua kur Barack Obama luante golf edhe pse e ka bërë këtë shumë më shpesh se ai.

Trump thotë se ai merr shumë pak kohë për veten për të bërë një lojë të shpejtë golfi një herë në javë ose më rrallë, dhe atëhere të gjithë nxitojnë për ta filmuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *