Vendosni fjalën kyçe....

Sot dita e dytë e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, votojnë të sëmurët dhe të burgosurit


Sot është dita e dytë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Ditën e sotme do të votojnë personat e sëmurë, te pafuqishmit, të sëmurët kronikë, të burgosurit, ata që janë në arrest shtëpiak, të moshuarit në azilet e pleqve dhe persona të shpërngulur brenda vendit.

Ishin 723 qytetarë që votuan dje, kurse sot do të jenë mbi 8 mijë të burgosur dhe të sëmurë kronikë që do t’i drejtohen kutive të votimit.

Në bazë të Udhëzimit të KSHZ-së, anëtarët e Bordit Zgjedhor dhe përfaqësuesit e partive politike të cilët e zbatojnë votimin në shtëpitë e të sëmurëve, të pafuqishmëve ose të sëmurëve duhet të bartin maskë mbrojtëse dhe doreza që përdoren një herë, të ruajnë distancën sociale dhe të dezinfektojnë duart pas përfundimit të procesit.

Gjithashtu personi që voton është i detyruar që të mbajë maskë mbrojtëse, shall ose ndonjë mbulesë në hundë dhe gojë. Po ashtu duhet të dezinfektojë duart para dhe pas votimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *