Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Fajin e ka sistemi mund të kthehet në alibi të propagandës së Ramës


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha para takimit me aleatët në selinë blu deklaroi se nuk e ka fajin sistemi zgjedhor duke thënë se vendi është në krizë të thellë politike.

Basha shtoi se cilido sistem zgjedhor të aplikohet do dështojë dhe alibia e ka fajin sistemi mund të kthehet në një shtojcë e propagandës së Ramës.

Kam qenë dhe jam i hapur dhe e kemi shprehur për të diskutuar me të gjithë qytetarët se cili sistem zgjedhor do të aplikohet. Nisur nga praktikat e 7 viteve të fundit mund të themi se cilido sistem do të dështojnë nëse nuk garantojmë ndarjen e zgjedhjeve nga krimi. Alibia se fajin e ka sistemi mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës, për kapjen e gjithë kupolës së PS duke blerë vota. Shqipëria sot është në një krizë emigracioni.

Unë zgjedh të besoj Bundestagun dhe jo Ramën. Vendi është në një krizë të thellë politike. Këtë shqiptarët e ndjejnë në lëkurën e tyre. Këtë shqiptarët e ndjejnë në mungesën e theksuar të shtetit. Sot janë braktisur mijëra familje. Pushteti i tij personal e ka zhytur vendin në një krize legjitimiteti. Axhenda ime është ekonomia, dinjiteti dhe mirëqenia e çdo shqiptari. Në funksion të kësaj jemi gati të hedhim çdo hap“- tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *