Vendosni fjalën kyçe....

Turistët serbë bllokohen në “Majën e Grykave të hapura” në Valbonë, ndërron jetë një prej tyre, dyshohet infarkt


Një grup turistësh janë bllokuar në “Majën e Grykave të hapura” në Valbonë, dhe një prej tyre ka ndërruar jetë.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se shtetasi G.S ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit.

Në pamundësi të helikopterit, forcat e kërkim shpëtimit nga Tropoja dhe ato nga Kosova janë nisur për drejt vendit për të nxjerrë turistët.

Gjatë paradites, Salla Operative e Tropojës ka marrë njoftim nga një turiste serbe, se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, shtetasi G. S., kishte ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e infarktit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.

Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar”-njofton policia.