Policia greke ka zhvilluar dy operacione antidrogë duke bërë të mundur kapjen e 50 kilogramë marijuanë, 2.5 kg heroinë dhe rreth 500 gramë kokainë.
Nga operacioni u vunë në pranga 4 shqiptarë, poseduas të drogërave.
Në pranga janë vënë katër shqiptarë, njëri në Kostur dhe tre të tjerë në Athinë.
Operacioni i parë u zhvillua në kufirin greko-shqiptar në Kostur. Në një zonë pyjore, u kap një shqiptar 25-vjeç duke transportuar në këmbe 4 pako me peshë totale 26 kg 270 gram marijuanë.
Ndërsa në zonën Agio Pandaleimona në Athinë u arrestuan 3 shqiptarë të tjerë. Sipas autoriteteve helene shqiptarët u kapën me 2 kg 550 gram heroinë, 24 kg 132 gram marijuanë, 510 gram kokainë, 3 kg 255 gram perzieres, 10 tableta narkotike dhe 10.400 euro.