
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi në Kuvend se ish-kryeministri Sali Berisha ka firmosur masterplanin për zhvillimin e zonës së Zvërnecit.
Duke iu përgjigjur deputetit Erald Kapri gjatë debatit për ligjin e tokave bujqësore, Balla tha se pret rikthimin e Berishës në Parlament për të publikuar dokumentin.
“Jam duke pritur Saliun, mezi pres të vijë se kam një dokument që këtë Saliun do ta qeshë gjithë Shqipëria jo për 30, por për gjithë vitet e ardhshme. Kam një dokument që Saliu ka firmosur me dorën e vet zhvillimin e gjithë zonës së Zvërnecit, masterplanin”, tha Balla.