Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i PD-së publikon videon: Vjedhja me inceneratorët nuk mund të bëhej pa dijeninë e Ramës, është zbuluar vetëm maja e ajsbergut


Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka publikuar këtë mëngjes një video në lidhje me aferën e inceneratorëve, për të cilën thotë se është zbuluar vetëm “maja e ajsbergut”.

Në një postim në “Facebook”, deputeti shprehet se hetimet i kanë dhënë të drejtë PD-së, ku “17 procedura janë kryer brenda 24 orëve vetëm për të miratuar koncesionin për inceneratorin e Elbasanit”.

Sipas Gështenjës, e gjithë kjo aferë korruptive prej 430 milionë euro nuk mund të bëhej pa mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.

“430 milion euro është afera korruptive e inceneratorëve me dijeninë dhe mbështetjen e Edi Ramës.
Hetimet e para i dhanë të drejtë PD, por deri tani është zbuluar vetëm maja e ajsbergut.
17 procedura janë kryer brenda 24 orëve vetëm për të miratuar koncesionin për inceneratorin e Elbasanit. Këto procedura përfshijnë edhe  Arben Ahmetajn , Damjan Gjiknurin, Ëngjëll Agaçin, e shumë zyrtarë të tjerë. Por natyrisht, asgjë nuk do të mund të ishte bërë pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës.
Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”– shkruan deputeti Gështenja krahas videos.