Vendosni fjalën kyçe....

Bie ndjeshëm numri i të infektuarve, mbyllen të gjitha spitalet ambulante në Kinë


Kina ka mbyllur të gjitha spitalet ambulante të ndërtuara në Wuhan, epiqendra e epidemisë së koronavirusit, që strehuan pacientët që u prekën nga virusi vdekjeprurës, kanë raportuar mediat shtetërore.

Fotografitë e publikuara tregojnë personelin mjekësor i cili punonte në një nga objektet e ngritura teksa festonin dhe tundnin flamuj kinezë pas mbylljes së spitalit të tyre.

Spitalet e përkohshme mbyllën dyert e tyre në të njëjtën ditë kur presidenti kinez Xi Jinping bëri një vizitë në Wuhan, hera e parë që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit më shumë se dy muaj më parë.

Wuhani dhe krahina përreth, Hubei, u goditën më shumë nga sëmundja, por shkalla e infeksionit ka rënë ndjeshëm ditët e fundit.

Disa nga objektet mjekësore u ndërtuan në kohë rekord, me një spital në Wuhan që ngrihej në më pak se dy javë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *