
Gjyqtari që po drejton gjyqin ndaj Tyler Robinson u step dhe pati një reagim të dukshëm ndërsa shikonte pamjet filmike të vrasjes së Charlie Kirk.
Robinson u paraqit të hënën, më 6 korrik, në një gjykatë në Provo, Utah, në ditën e parë të seancës paraprake, e cila pritet të zgjasë disa ditë.
Gjatë seancës, prokurorët nisën të paraqesin provat kundër Robinson, i cili akuzohet se vrau Charlie Kirk, aktivistin konservator, ndërsa ai po mbante një fjalim në një tubim në kampusin e Universitetit Utah Valley në shtator.
Prokuroria paraqiti disa video të regjistruara ditën e të shtënave. Pamjet iu shfaqën gjyqtarit Tony Graf, por jo publikut, sipas seancës së transmetuar drejtpërdrejt nga Associated Press dhe media të tjera, shkruan People.
Sipas raportimeve, gjyqtari pati një reagim të dukshëm, duke u stepur teksa shikonte pamjet e vrasjes së Charlie Kirk.