
Një varrezë makinash në Kamëz është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme materiale dhe panik në zonë.
Zjarri është përhapur me shpejtësi, ndërsa shtëllunga të dendura tymi janë ngritur mbi zonën, duke u bërë të dukshme edhe nga distanca.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve paraprake, zjarri është vënë nën kontroll dhe është drejt shuarjes.
Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.