
Protestuesit kanë paralajmëruar për protestë para parlamentit nesër paradite.
Njëri prej protestuesve tha se qytetarët do protestojnë për dhunën e ushtruar nga policia në protestën e djeshme.
Ai u bëri thirrje policëve që të kenë kujdes sepse populli mund t’i çojë edhe në burg.
“Dje forcat e policisë kanë ushtruar dhunë të neveritshme, prandaj nesër të gjithë në orën 10:00 te Kuvendi. Policët të kenë kujdes sepse qytetarët kanë në dorë t’ju pushojnë nga puna dhe t’ju çojnë në burg. Parlamenti është i yni jo i atyre, ju nuk na përfaqësoni, nuk përfaqësoni diasporën, aspiratat tona. Nesër te Kuvendi do t’i ndalojmë të futen”, tha protestuesi.