Vendosni fjalën kyçe....

“Rama paguan çdo 30 minuta shuma marramendëse për algoritmin, të rinjtë do e mposhtin” –  Berisha


Kreu i PD-së Berisha tha në çelje të mbledhjes së Këshillit Kombëtar se të rinjtë kanë fituar disa herë ndaj Edi Ramës dhe do ia dalin sërish.

Berisha ceku fitoren e qytetarëve në rastin e armëve kimike, rastin e vrasjes së të riut Klodian Rasha kur u shkarkua ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Berisha tha se Rama paguan çdo 30 minuta shumë të mëdha për të mbajtur nën kontroll algoritmin.

“Kjo është një lëvizje e jashtëzakonshme. Gjenerata Z ka në dy dekadat e fundit rekordet e dy betejave më të rëndësishmë. Ishte kjo gjeneratë që shpëtoi vendin nga mbeturinat e armëve kimike të cilat i premtoi Rama në vizitën e tij të parë në OKB. Shqiptarët u mbeten mirënjohës atyre dhe ajo ishte kryesisht betejë e gjimnazistëve. Ata me një pastërti dhe ideale të gjetur, kur panë rrezikun papritmas u derdhën në rrugë dhe detyruan despotin të anulonte vendimin e tij. Në vlerësime, e vërteta është ajo që na udhëheq, atë betejë s’e bënë focat politike, ne i mbështetëm, por e bënë ata. Kjo s’ishte fitorja e vetme, kur dora e zezë e shtetit ekzekutoi Klodian Rashën, shteti trilloi, por gjenerata nuk besoi, detyruan Edi Ramën të shkarkonte ministrin e tij. Tani ata janë në rrugë dhe s’ka forcë që mund t’i ndalojë për përmbysjen e qeverisë, lëvizja e tyre sado që përpiqet Edi Rama, me lëvizjen e tij koploralike, ka marrë kompanitë më të mëdha për të rrëmbyer algoritmin, ka krijuar me qindra faqe fake për t’i sulmuar është i pashpresë. Ajo gjeneratë nuk di të tërhiqet, di vetëm të fitojë. Rama paguan çdo 30 minuta shuma marramendëse për të mbajtur nën kontroll algoritmin. Do të shumëfishojmë përpjekjet për suksesin e kësaj lëvizjeje, askush nuk duhet të gabohet nga thirrjet e tyre. Rama një ndër sundimtarët më të rrezikshëm në histori, por idealet e tyre janë fisnike”, tha Berisha.