
Kreu i PD-së Berisha u ka bërë thirrje agjencive evropiane Eurojust, Europol e Interpol që të hetojnë kryeministrin Rama lidhur pagesat që kanë dalë në librin “The Albanian Files”.
Ai tha se kryeminisitri po përpiqet të fshihet pas emrave të arkitektëve për të justifikuar grabitjen e pasurive publike në Shqipëri.
“E vërteta është se ai flet për inkuizicion për protestën dhe intelektualët që kanë shkruajtur, por në realitet ai libër dëshmon më shumë se çdo gjë tjetër, Edi Ramën një Sulltan të një Sulltanati të shekujve më parë në të cilin vendi është tërësisht pronë personale e tij. Ky libër dëshmon dhe njëherë mungesën e plotë totale të transparencës dëshmon përsëri se Edi Rama e trajton Shqipërinë si një pashallëk apo një bajrak të tij. Së pari, ato 523 projekte të paktën duhet të jenë paguar me miliarda euro për hartimin e tyre. Kush i ka paguar këto projekte? Cili është burimi i parave të këtyre projekteve? Ftoj Eurojust-in, ftoj Interpol-in, ftoj Europol-in të hetojnë fillësisht burimin e pagesave në këto studio” tha Berisha