Vendosni fjalën kyçe....

“Ua kemi dhënë gjithë bregdetin 10-15 duarve që po bëjnë ç’u do qejfi” – Tare


Studiuesi Auron Tare tha mbrëmjen e djeshme se qeveria shqiptare ia ka dhënë bregdetin 10-15 duarve që po bëjnë në të çfarë të duan, duke pasur mbështetjen e parlamentit.

Ai vlerësoi protestuesit, të cilët tha ai kanë dalë në shesh jo thjesht për Zvërnecin e Nartën po për të gjithë problematikën dhe krizën e thellë me të cilën përballet vendi.

“Ne ua kemi dhënë bregdetin 10-15 duarve që po bëjnë çfarë të duan me mbshtetjen e parlamentit, qeverisë dhe prandaj kemi këtë revoltë kaq të madhe. Shiko, unë e shoh kështu ata njerëz në bulevard dhe unë kam qenë atje që ditën e dytë, kam shkuar për kryeshtje dhe pastaj ditën e tretë dhe në vazhdim kam qenë gati për natë me dy tre mungesa. Këto ditët e fundit kam parë që në fakt njerëzit atje, rinia sidomos nuk është detyrimisht për flamingot apo për Zvërnecin apo për Nartën, por është për të gjitha gjërat.  Unë mendoj kështu. Që i gjithë sistemi i krijuar këto 30 vjet, i gjithë sistemi politik e mediatik dhe oligarkik në një farë mënyre duhet të largohet nga punët e Shqipërisë.“ – tha Tare në A Show.